LDSHM dhe Qendra për Studime Ballkanike organizuan sot në Tetovë një Konferencë mbi ndryshimet kushtetuese që janë hapur në Maqedoni dhe perspektiva e të drejtave shqiptare në kuadër të këtyre ndryshimeve kushtetuese. Kryetari i Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoni(LDSHM), Xhevat Prespa tha se është e nevojshme që faktori shqiptar të unifikohet në një zë çështjeve kruciale të shqiptarëve. Ndërsa profesor dhe drejtori i Qendrës për Studime Ballkanike, Arsim Sinani si një ndër organizatorët e Konferencës tha se kapja e pushtetarëve shqiptar e lë çështjen shqiptare të hapur dhe e lë krizën ndëretnike të hapur.Një nga përfundimet e Konferencës ishte se po bëhet imperativ nevoja e krijimit tê rrjetit të organizatave shqiptare për koordinim gjithështetëror e gjithënacional të shqiptarëve në Maqedoni. Gjithashtu departizimi i institucioneve u vlerësua si një ndër problemet me të cilën qytetarët shqiptar ballafaqohen me politikat e partive në pushtet. “Pa ndryshim të gjendjes së shqiptarëve Maqedonia do të ngec në proceset eurointegruese, ndërsa përgjegjësia do jetë e atyre që janë në pushtet”, u theksua në konferencë. Pjesëmarrës ishin nga Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa, intelektualë, profesorë e ekspertë. (INA)
Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Debati në Tetovë: Krijimi i Frontit opozitar në Maqedoni si përgjigje politikēs...