Sepse e vërteta është se të kesh frikë nga vetmia do të thotë të kesh frikë nga vetja
Një dëshmi kurioze, për të lexuar, për të medituar, me siguri e aftë për të ngjallur komente dhe për të nxitur një reflektim të shëndetshëm tek ata që nuk munden të jenë vetëm! Mos mendoni se unë jam e pakënaqur. Nuk jam aspak.
Hiqeni këtë ide jo reale nga koka juaj. Shpesh kujtoj një proverb që thotë “ai që zgjedh shumë, vendos të zgjidhet”. Unë jam vetëm, sepse nuk dua më të mbaj barrën e rëndë të së kaluarës, të mbaj peshën e atyre që nuk mund të bëjnë një ndryshim në jetën e tyre.
Unë nuk dua të mashtroj, ndoshta ta lëndoj zemrën e dikujt, të mendoj çdo herë për të takuar një person të veçantë dhe ta kuptoj shpejt se nuk është. Unë nuk kam ndërmend të investoj kohë, entuziazëm, energji me ata që nuk janë të gatshëm të bëjnë të njëjtën gjë, të cilët çmontohen që në pengesën e parë, që heqin dorë qysh me vështirësinë e parë që del.
Jam mirë kështu, pse duhet të heq dorë nga kjo gjendje? Të ndalem nëse dëshiroj të dal dhe të largohem për fundjavë, nuk mund të marr vendime nëse nuk bëhen gjithmonë gjërat dyshe.
Unë mendoj se kam dhënë shumë dhe kam marrë më pak mbrapsht dhe pastaj vjen momenti kur nuk ka më dëshirë për kompromise.
Pse të pranoj p marrëdhënie sipërfaqësore? Unë jam e lodhur nga të jetuarit dashuri të vockla, ato që hidhen në rrjetet sociale, por që zgjasin sa një postim.
Jam e lodhur duke bërë gjoja. Të jesh pjesë e një çifti që ka shumë pak çift, në fund të fundit. e lodhur duke pretenduar një ndjenjë që nuk e kam, një pasion që nuk e ndjej. E lodhur nga leximi i të njëjtave gjëra në sytë e një partneri. Por mbi të gjitha, unë jam e lodhur nga frika se jam vetëm me veten time. Sepse e vërteta është se të kesh frikë nga vetmia do të thotë të kesh frikë nga vetja.
Dua më shumë. Do të doja një person i cili nuk është princ që vjen mbi kalin e bardhë dhe që hap derën e makinave, por një person, sytë e të cilit ndriçojnë mbi idenë që do të ndajmë së bashku jetën.
Unë nuk jam e interesuar për një bankomat që paguan faturat apo për kartën e kreditit. Unë jam duke kërkuar për një person me të gjitha dobësitë dhe frikërat e tij, por në gjendje t’i përballojmë dhe t’i kapërcejmë së bashku.
Dua një dashuri të vërtetë. Një dashuri për të qenë krenare. Që më bën të bie në gjumë me një buzëqeshje dhe të zgjohem me dëshirën për të qeshur.
Të gëzohem. Të jetoj. Të dua. Edhe veten time.
/ një mendje e bukur