Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ishte pjesëmarrës në konferencën me temë: “Shqiptarët themeltar në kushtetutë, gjuha shqipe zyrtare”, që organizohet në qytetin e Tetovës nga Qendra për marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime ballkanike dhe nga Lidhja e Diasporës shqiptare për Maqedoninë.
Deputeti i Besës Zendeli, në këtë konferencë u fokusua më shumë tek ndryshimet kushtetuese duke theksuar se është një moment historik për të zgjedhur njëherë e përgjithmonë çështjen e shqiptarëve në Maqedoni.
“Opinioni duhet të njoftohet saktësisht për ndryshimet kushtetuese, duhet të di se çfarë po ndodh dhe çfarë po ndryshohet”, u shprehë deputeti Zendeli. Gjithashtu ai theksoi se qeveria nuk e pa të arsyeshme të ulet me ne si opozitë shqiptare dhe t’i dëgjoj kërkesat tona.
Më tej ai shtoi se kërkesat e Lëvizjes Besa nuk cenojnë integritetin e shtetit por forcojnë edhe më shumë shtetin, i cili është në proces për tu bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Aleanca për shqiptarët dhe profesor universitar.