Ballina Kronika DETAJE TË REJA NGA NGJARJA E RËNDË NË KËRÇOVË

DETAJE TË REJA NGA NGJARJA E RËNDË NË KËRÇOVË

64-vjeçari M.S., pronar i kafenesë “Gurman” në Kërçovë, është gjetur i pa shenja jete në lokalin e tij rreth orës 17.00.

I ndjeri është shpuar me thikë, pas mosmarrëveshjes që ka pasur me sulmuesin.

Policia është duke hetuar motivet, ndërsa grupi hetimor ka kryer hetimet në vendngjarje.

“Sot në orën 17.20, në Stacionin Policor- Kërçovë, është denoncuar se në objektin hotilerik ‘Gurman’, në rrugën ‘Boris Kidriç’, është gjetur i privuar nga jeta me thikë pronari i objektit M.S (64) nga Kërçova. Mospasja e shenjave të jetës te M.S. është konstatuar nga ana e ekipit të ndihmës së shpejtë. Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë nga policia dhe prokuroria. Hetimi ende po zhvillohet”, ka deklaruar zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, transmeton SHENJA.