Ylli i pop-muzikës Elena Risteska para disa vitesh ka qenë e detyruar të kërkojë mbrojtje nga policia kur një person më në moshë e ka shqetësuar me ditë të tëra, shkruan një revistë për femra që botohet në Shkup (Женски магазин), transmeton Tetova News.
– Më shkruante se gjithësia na e ka paracaktuar që të jemi bashkë dhe se e kam zgjuar nga koma, madje filloi që të vijë edhe te dera. Ky rast përfundoi me raport në polici. Shumë shpesh fansat i humbasin arsyen dhe fillojnë të bëjnë gjëra që na shqetësojnë, sqaron Risteska.
Gjatë viteve të kaluara i kanë ndodhur shumë situata të pazakonta. Shumica ishin gjeste simpatike, por e pranon se në adresën e saj ka marrë edhe porosi ofenduese. Te makina e saj shpesh gjen porosi ku shkruan “Elena të dua” ose “Elena, martohu me mua!”.
– Ka njerëz me fantazi të bujshme, paramendojnë se jemi bashkë dhe më arrijnë porosi të tipit:”Kjo është kënga jonë” ose “Të dua, kurse ti nuk ma kthen me dashuri”. Kur zemërohen më shkruajnë komente fyese. Ka persona që më shkruajnë mbi 30 porosi brenda një dite, thotë këngëtarja./TetovaNews