Greta Koçi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe ndër më të ndjekurat në rrjetin social Instagram, ku së fundmi ka bërë një deklaratë të fortë për festivalet shqiptare.
E pyetur nga një ndjekës në Instastory pse ajo nuk merr pjesë në festivale, Greta ia ka kthyer se në fakt nuk e sheh të ndershëm konkurrimin e shqiptarëve nëpër kompeticione.
“Së pari për, ju që i shihni festivalet janë argëtuese, por për ne që i kemi provuar është ‘strapacuese’. Gjithsesi mendoj se Shqipëria është ndër vendet e vetme ku bëhen ende festivale. Në botë bëhen ndarje çmimesh, vlerësim të këngëtarëve dhe hiteve të tyre gjatë një viti. Tek ne edhe kur tentohet të bëhet kjo, nuk ka vlerësim të ndershëm. Ka konjuktura, intriga… nuk bëhen festivalet dhe garat që fituesi të dihet që më përpara se cili do të jetë, se është miku i këtij, miku i atij… Në art s’ka miq, s’ka hatër. Në art ka konkurim të ndershëm dhe vlerësim, për të gjithë artistët që lodhen shumë për t’i dhënë muzikë të mirë këtij vendi”, ja ka kthyer këngëtarja.