Policia e Gostivarit ka ngritur kallëzim penal kundër një 52-vjeçari, banor i fshatit Vërtok (Vrutok), i cili ka dëmtuar kabllon e instalimit elektrik publik, duke lënë pa energji elektrike mbi 100 familje në fshatin Banjicë e Poshtme.
Siç informojnë nga MPB, i akuzuari ka dëmtuar kabllon më 8 nëntor duke drejtuar një kamion për bartjen e betonit, pronë e një firme.
Me këtë veprim ai ka kryer vepër penale “shkatërrim ose dëmtim” i instalimit publik./TetovaNews