70-vjeçarja, Lyudmila Vyacheslavovna, është e vetmja banore e fshatit Tolokonnikovos në rajonin Pskov të Rusisë perëndimore.
Duke qenë se jeton e vetme, dita e Lyudmila-s nis në katër të mëngjesit dhe është tepër e zënë me prerjen e drurëve, marrjen e ujit, qepjen gatimin dhe çdo gjë tjetër që e mban gjallë.
Duke qenë banorja e vetme e fshatit, e moshuara duhet t’i kryejë të gjitha punët vetë, pavarësisht se çfarë kohe të vitit është.
Jeta e saj e vetmuar është dokumentuar nga fotografja, Olga Kouznetsova, e cila pasi kaloi ca kohë me të, na solli disa copëza nga jeta e 70-vjeçares.
Gjyshja jeton në shtëpinë e familjes 130-vjeçare në Tolokonnikovë në rajonin e Pskov, pranë kufirit rus me Estoninë dhe rreth 280 milje në jug të Shën Petersburg. Vendbanimi më i afërt është tre kilometra larg shtëpisë së saj.
Olga dëgjoi për mënyrën e jetesës të pabesueshme të Lyuska nëpërmjet një shoku të vjetër të shkollës, i cili i tregoi asaj për “zonjën e moshuar që jeton vetëm në një fshat gjatë gjithë vitit”.
- Zhduket 16-vjeçari shqiptar në Irlandën e Veriut, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij
- Prizren/ Krim i rëndë në familje, babai νret vajzën 15-vjeçare
- LaCivita: Personat që kanë përndjekur Trump, i kanë gjurmët te rasti i Berishës
- BIRN: Fieri, “faktori çam” dhe partitë e vogla mund të jenë përcaktuese në 11 maj
- “O Ludovik…”/ Alizoti i përgjigjet Ramës: Çuni i Kristaqit më kërcënoi
@tetovanews
@tn.lajmelokale