Në lagjen Gjorce Petrov sonte rreth orës 22 ka ndodhur një ekzekutim.
Sipas informacioneve jozyrtare është qëlluar dhe ka humbur jetën një person, njofton TetovaSot. Ende nuk dihen detajet e incidentit dhe se kush është personi që është ekzekutuar.
Të shtënat kanë ndodhur në rrugën “Mali i Sharrit” (Sharplaninska) afër kazermës.
Ekipet e policisë janë në vendngjarje dhe po hetojnë gjithçka që lidhet me ngjarjen./TS