Në gjykimin për rastin e Prokurorisë Speciale “Titanik 2” në lidhje me parregullsitë gjatë votimit në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në vitin 2013, i akuzuari Bedredin Ibraimi është zënë me fjalë me prokuroren e PSP-së, Fatime Fetai, e cila ka reaguar te gjykatësi i lëndës, Ognen Stavrev që, sipas saj i lejon të flet pafundësisht për gjërat që i ka thënë, njofton Portalb.mk.
“Nuk dëshiron t’i dëgjosh të tjerët, vetëm vetën tuaj. Nuk keni ju punë me person nga rruga! Keni punë me detalist dhe perfeksionist”, i tha Ibraimi Fetait.
“Po, po, e pamë sa jeni detajist”, i tha Fetani.
“A, aaa, do të shohim, do të shihni!”, tha Ibraimi duke e akuzuar se po fsheh dëshmi në këtë rast.
Fetai i ktheu: “Nëse fsheh dëshmi e nderuar gjykatë, le të më paraqet i akuzuari, ka mekanizma”, deklaroi Fetai.
Më pas Ibraimi i akuzoi gazetarët për informim selektiv.
“U pa se çfarë u intereson gazetarëve, nëpërmjet asaj se si ngarendën me kamera që ta incizojnë zotëri Mijallkovin”, ka kritikuar Ibraimi.
Ndryshe, në lëndën e Prokurorisë Speciale (PSP) “Titanik 2” akuzohen linderi i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.
Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, penalisht janë përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjës për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”. Kjo është akuza e katërt për Mijallkovin pas “Arkës”, “Target-Fortesa” dhe “Tortura”.
Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.
Bisedat e përgjuara mund t’i dëgjoni më poshtë: