Jennifer Lopez është shfaqur me një fustan gjigand në premierën e filmit Second Act në Nju Jork. Fustani ishte ngjyrë rozë e ndezur dhe me shtresa të shumta tyli, për ta bërë atë që të dukej sa më glamoroz.
Pavarësisht madhësisë, edhe një herë ylli 49-vjeçar ka ditur që të jetë në qendër të vëmendjes dhe të menaxhoj më së miri situatën, duke u ulur me delikatesë në limuzinë. Ajo është shfaqur në limuzinë së bashku me të dashurin e saj Alex Rodriquez, i cili e ka shoqëruar gjatë premierës së filmit të saj më të fundit.