Ballina Aktualitet Lajme Këshilli Preventiv Lokal shqyrtoi gjendjen e sigurisë në Komunën e Zhelinës

Këshilli Preventiv Lokal shqyrtoi gjendjen e sigurisë në Komunën e Zhelinës

Të nderuar qytetarë,
Sot, 21.12.2018 me fillim në ora 9:00 në hapësirat e Sallës së Këshillit të komunës u zhvillua mbledhja e Këshillit Preventiv Lokal, ku në këtë takim prezent ishin përfaqësues nga SPB-Komunikacion,

Kryesuesi i Këshillit të komunës së Zhelinës, Këshilltarë komunal, Administrata Komunale, përfaqësues të Bashkësive Vendore, Drejtorë të shkollave dhe Qendra për menaxhim me krizat.


Ndër pikat më kryesore të diskutimeve ishin:
Shqyrtimi i gjendjes së sigurisë në komunën e Zhelinës;
Siguria në komunikacion dhe mirëmbajtja e rrugëve në kushte dimërore;

Përdorimi i armëve të zjarrit dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit;
Të ndryshme!
21.12.2018
Zyra për Informim
Komuna e Zhelinës