Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës ka mbajtur konferencë shtypi, ku ka njoftuar mbi projektet dhe aktivitetet, të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës janë realizuar në vitin 2018, me vështrim të veçantë për shtatë muajt e fundit, që nga emërimi i tij në këtë post.
Ai ka informuar se këtë vit janë mbështetur më shumë se 2000 projekte, që ishin pjesë e Konkursit vjetor për mbështetjen e projekteve me interes nacional në kulturë dhe konkurset “Evropianët e Rinj” dhe “Vala e re kulturore”.
Në fjalën e tij para gazetarëve Ministri Ademi ka nënvizuar se edhe përpos faktit që Ministria e Kulturës për vitin 2018 dispononte me buxhet 3.696.695.000 denarë, që me rebalanc u reduktua për 2.21% dhe arrinte 3.614.695.000 denarë, këto mjete janë shfrytëzuar racionalist për përkrahjen në realizimin e projekteve të Programit vjetor, për investime kapitale, për përkrahjen e artistëve dhe për përmirësimin e kushteve për punë në institucionet e sferës së kulturës.
Ademi informoi se gjatë vitit 2018 janë krijuar dy institucione të reja nacionale, edhe atë: Teatri i Gostivarit” –premiera e parë e të cilit pritet vitin e ardhshëm, ndërsa u themelua edhe “Ansambli i këngëve dhe vallevepopullore shqiptare në Maqedoni” – Shkup, i cili kohë më parë realizoi koncertin eparë. Ademi theksoi se me rëndësi të madhe për punonjësit e kulturës është edhe vendimi, me të cilin prej marsit të vitit të ardhshëm do të kryhet nivelizimi i pagave për punonjësit në institucionet e sferës së kulturës – vendim ky që pritej më shumë se një dekadë.Ministria edhe këtë vit vazhdoi me përkrahjen e artistëve për artistët në pjesën e kompensimeve mujore për kontributet për sigurim shëndetësor, pensional dhe invalidor dhe për tatimin personal të të hyrave, edhe atë për gjithsej 109 artistë, ndërsa dyfish u rrit edhe përkrahja për Konkursin për përsosjen profesionale të artistëve të talentuar dhe për kuadrot profesionale deficitare.
Ai ka nënvizuar se në pjesën e investimeve kapitale, është punuar në mënyrë intensive në projektet tashmë të filluara, si: ndërtimi i objektit të ri dedikuar për Teatrin dhe Bibliotekën në Tetovë, ndërtimi i Teatrit në Strumicë, rikonstruktimi i objektit që e shfrytëzon Teatrit Shqiptar. Ndër projektet më të rëdësishme që u përfunduan këtë vit janë projektet për: Rehabilitimin dhe rekonstruktimin e kulmit të objektit të Teatrit të Dramës, rikonstruksioni i kulmit dhe rehabilitimi i foajesë hyrëse të objektit ekzistues të Teatrit në Prilep; Rindërtimi i konstruksionit të kulmit të Teatrit “Komedia” – Shkup; rehabilitimi dhe rinovimi i Institucionit Publik “Teatri i Fëmijëve dhe të Rriturve”; rikonstruksioni i objektit të Qendrës së Kulturës – Koçan; rindërtimi dhe rehabilitimi i hapësirës së Galerisë Çifte Hamam; rehabilitimi, riparimi dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e objektit të Qendrës për Konservim – Gostivar dhe projekte të tjera.
Gjatë vitit 2018 Ministria e Kulturës ka siguruar përkrahje për realizimin e festivaleve të etabluara, si dhe për festivalet, manifestimet dhe projektet e reja në produksion të institucioneve nacionale, të shfrytëzuesve tjerë, si dhe për pjesëmarrjet e artistëve eminentë dhe ansambleve nga jashtë. Në këtë kontekst, Ademi ka theksuar edhe realizimin e përafërsisht 400 projekteve, në kuadër të konkurseve “Vala e re kulturore” dhe “Evropianët e Rinj”, me të cilat projekte u pasurua oferta kulturore në të gjitha qytetet në vend. Përndryshe, në kuadër të Programit vjetor për vitin 2018, janë realizuar një numër i konsiderueshëm i projekteve nga sfera e arteve vizuale, arkitekturës dhe dizajnit, veprimtarisë muzikore-skenike, nga sfera muzeore dhe e botimeve, si dhe projekte nga sfera e trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i kulturës së Maqedonisë në botë.
Në pjesën e veprimtarisë së teatrit, Ademi ka nënvizuar se këtë vit janë realizuar 22 festivale të teatrove dhe manifestimeve në 11 komuna, që kanë nxitur interes të madh te publiku, ndërsa regjisorë në këto teatro kanë qenë emra të shquar të vendit dhe nga jashtë. Ky vit kaloi edhe në shenjën e shënimit të 70 vjetorit të formimit të Galerisë Nacionale të Maqedonisë, në kuadër të të cilit janë zhvilluar disa ngjarje ekskluzive,prezantime monografike-retrospektive, ekspozita arkitektonike, projekte që kanë të bëjnë me popullarizimin dhe stimulimin e artistëve të rinj, si dhe projekte dedikuar për personat me aftësi të kufizuara. Në vitin 2018, Ministria e Kulturës tradicionalisht ka financuar edhe programin e ngjarjeve të rëndësishme te ne: festivalet “Vera e Ohrit”, “Mbrëmjet Operistike të Majit”, “Xhaz Festivali i Shkupit” , “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” dhe festivale tjera, si dhe u përkrahën edhe disa edicione të para të festivaleve, ndër të cilat: “Bum Fest” që e afirmon muzikën zbavitëse në gjuhën shqipe, Festivalin e Poezisë në Tetovë, “Ditët e Naimit”, si dhe festivale dedikuar për më të rinjtë.
Në pjesën e veprimtarisë botuese, u përkrahën publikime, revista, programetë shoqatave, si dhe projekte të botimit elektronik, të publikuara në gjuhën maqedonase, shqipe, dhe në gjuhët e bashkësive të tjera që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.
Në pjesën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, janë realizuar 537 projekte nga sfera trashëgimis së tundshe dhe të patundshme, mbrojtja e arteve vizuele si dhe për veprimtarinë muzeore dhe bibliotekare. Në pjesën e veprimtarisë bibliotekare, përveç projektet për pasurimin e fondit të librave, Ademi ka theksuar edhe realizimin e projektit të Strip Qendrës-Veles për themelimin e bibliotekës për stripa, që është e vetmja bibliotekë e këtij lloji në vend.Nga sfera e veprimtarisë audio-vizuale, Ademi theksoi se Kinoteka e Maqedonisë është pranuar në Organizatën “Europe Cinema”, pjesë e Evropës Kreative, nën-programi i Media Programit të BE-së. Në kuadër të veprimtarisë ndërkombëtare janë realizuar projekte që i prezantojnë potencialet kreative të artistëve dhe ansambleve nga Republika e Maqedonisë në arenën ndërkombëtare dhe e kanë afirmuar krijimtarinë e vendit dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë në Evropë dhe botë, si dhe pjesëmarrja në manifestimet “Maqedonia në nder të Shën Qirilit” dhe “Bienalja e arkitekturës në Venecia”, si dhe pjesëmarrja e letërsisë së Maqedonisë në Panairet e Librit në Frankfurt, Tiranë dhe në Panairin e Librit në Pullë, ku Maqedonia ishte në fokus të kësaj ngjarjeje, ndërsa në Shkup u nënshkruaedhe marrëveshja e re për bashkëpunim me Rrjetin Evropian të Letërsisë dhe Librave “Traduki” për periudhën 2019-2020.
Me rëndësi të veçantë për promovimin e kulturës tonë në SHBA dhe në Bullgarinë fqinje janë projektet që u realizuan në Qendrën Kulturore të Maqedonisë në Nju Jork dhe në Qendrën Kulturore-Informative të Republikës së Maqedonisë në Sofje. Lidhur me bashkëpunimin me UNESKO-n, ministri Ademi theksoi se edhe këtë vit është punuar me përkushtim për promovimin e aktiviteteve dhe iniciativave të kësaj organizate. Dhe, në këtë kontekst, u nënvizua se aktualisht punohet në mënyrë intensive për përgatitjen e Raportit për progresin në zbatimin e rekomandimeve të UNESKO-s rreth “Trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit”, që duhet të dorëzohet më 1 shkurt të vitit 2019. Për të përforcuar dhe pasuruar bashkëpunimin kulturor, në Shkup u hap Qendra koordinuese për bashkëpunim kulturor ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve të EQL.
Ministria e Kulturës ka punuar intensivisht edhe në rregullativën ligjore, në kuadër të së cilës janë miratuar 6 ligje, ndërsa në procedurë qeveritare janë edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Çmimet shtetërore, me qëllim të vendosjes së Çmimit të ri shtetëror “Meto Jovanovski” për arritje të veçanta në sferën e promovimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut dhe Propozim-ligji për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit. Në rrjedhë e sipër është hartimi i draft/ligjit për financimin e interesit publik në kulturë, për të cilin draft tashmë janë mbajtur disa debate publike, si dhe përgatitja e draft/marrëveshjes kolektive për kulturë – në përgatitjen e të cilës punon një Grup pune i posaçëm. Në Ministrinë e Kulturës aktivisht punohet edhe në vazhdimin e procesit të decentralizimit në kulturë.
Lidhur me aktivitetet e Ministrisë për vitin e ardhshëm, në fund të konferencës së sotme për shtyp, ministri Asaf Ademi ka njoftuar se Ministria e Kulturës në vitin e ardhshëm, 2019, do të disponojë me Buxhet në shumë 3.1 miliardë denarë (3,140, 216,000 miliardë denarë), mjete këto që vetë Ministrisë i takojnë 215 milionë denarë, derisa për financimin e veprimtarive të sferës së kulturës janë 2.9 miliardë denarë.
Ademi theksoi se Ministria e Kulturës edhe në vitin tjetër do të punojë me përkushtim në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve në kuadër të Programit Vjetor, që së shpejti do të jetë publik dhe në mënyrë transparente do të publikohet, pastaj realizimi i prioriteteve të nënvizuara në Strategjinë për Zhvillimin e Kulturës për periudhën 2018-2022, si dhe në përkrahjen e artistëve nëpërmjet konkurseve për: artistët e pavarur, talentet e reja dhe kuadrot deficitare, konkursi “Evropianët e Rinj”, “Vala e re kulturore”, por edhe konkurse tjera të reja – me të cilat do të pasurohet oferta kulturore e vendit.
Ministria e Kulturës ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm Shkupi dhe Republika e Maqedonisë do të jenë nikoqir i dy ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare: Konferenca e 5-të jubilare për dialog ndërfetar dhe ndërcivilizues dhe Forumi për bashkëpunim kulturor të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikës së Kinës në nivel ministror.
Në fund, ministri i Kulturës, Asaf Ademi, gazetarëve të pranishëm dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ua ka uruar vitin e ri 2019, duke u dëshiruar vit të suksesshëm.