Ballina Shëndeti Kurat më të mira natyrale për dhimbjet e fytit

Kurat më të mira natyrale për dhimbjet e fytit

Jemi në sezonin kur sëmundjet janë tepër të përhapura. Një ndër sëmundjet më të shpeshta është dhe dhimbja e fytit, e cila shoqërohet me sëmundje të ndryshme, duke filluar nga infeksionet e deri tek problemet e frymëmarrjes.

Pavarësisht se kjo patologji zakonisht nuk është alarmante, mund të duhen disa ditë që të zhduket dhe vetëm në disa raste mund të çojë në komplikime. Ekzistojnë disa kombinime popullore të cilat mund t’ju ndihmojë ta kaloni më shpejtë sëmundjen si dhe të ndihmoni dhe imunitetin e trupit tuaj.

Kripë dhe ujë

Bërja e gargarës me një përzierje kripë dhe ujë është një nga mjetet më të vjetra për të lehtësuar dhimbjet e fytit. Ky ilaç ndihmon për thithjen e ujit nga qelizat mukoze, të cilat bëhen të përflakura kur një infeksion është i pranishëm. Ajo që ju duhet është një lugë çaji kripë, i cili duhet tretur në një gotë ujë në temperaturën e dhomës. Bëni gargarë për të paktën 40 sekonda. Mos e përdorni përzierjen më shumë se 3 herë në ditë.

Mjaltë dhe kanellë

Kombinimi i këtyre dy përbërësve është një ilaç i shkëlqyeshëm për të pastruar fytin, duke eliminuar viruset që shkaktojnë acarim dhe infeksion. Kanella ka veti të shkëlqyera antioksiduese dhe antiseptike. Përzieni 2 lugë mjaltë me 1 lugë çaji pluhur kanelle. Shkrijini të dy përbërësit në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni.

Hudhër

E përdorur në gatim, hudhra është gjithashtu një nga antibiotikët më të fuqishëm natyrorë. Ajo shkatërron qindra viruse dhe baktere dhe stimulon pastrimin e traktit respirator. Konsumoni hudhër të papërpunuar për të shijuar vetitë e saj.

Burimi / gsh.al