Kosova është shtet i pavarur dhe ka të drejtën legjitime të ketë ushtrinë e saj për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe lirisë së qytetarëve të saj. Deklarata e nxituar e kryeministrit Zaev kundër ushtrisë së Kosovës, sa është fyes për një shtet të lirë, po aq tingëllon si nacionalizëm i kohëve të shkuara.
Lëvizja BESA kërkon nga kryeministri i vendit që të distancohet nga kjo deklaratë skandaloze dhe të kërkojë falje publike, kur dihet botërisht se krijimi i ushtrisë së Kosovës ka edhe përkrahjen e fuqishme të SHBA-së.
Deklarata e tij shfaq fytyrën e vërtetë të Maqedonisë “multietnike”, i bën të ndjehen të ofenduar e dhe shqiptarët e këtij vendi, të cilët i dhanë mandat të plotë për të qeverisur dhe jo për të nxjerrë nga goja broçkulla dhe barbarizma nacional-komuniste.
Me këtë dëshmon se qëndrimi i kryeministrit Zaev është i dirigjuar nga Vuçiq, kryeministër i Serbisë, i cili është kategoriskisht kundër formimit të ushtrisë së Kosovës.
Lëvizja BESA
Zyra për informim/Kabineti i Kryetarit Bilall Kasami