Këshilltarja e Lëvizjes BESA, Lule Pajaziti, në Komunën e Tetovës, në mbledhjen e 14-të të Këshillit të Komunës së Tetovës, ka reaguar në lidhje me pagesën e parkingut në këtë qytet.
Në mbledhjen e 14-të të Këshillit të Komunës së Tetovës ndër të tjera në rend dite ishte edhe çështja e parkingut. Më poshtë gjatë fjalimit tim janë edhe pyetjet që presim të marrim përgjigje me shkrim.
Duke e marrë parasysh standardin e jetesës, kushtet që i ofron dhe investimet e bëra, që nga themelimi, nëpërmjet Ndërmarrjes Publike “Parkingu i qytetit” – Tetovë, banorët e Tetovës dhe rrethinës dëmtohen materialisht dhe nuk e marrin shërbimin e duhur.
Në krahasim me qytetet tjera tetovarët janë të detyruar të paguajnë parking më të shtrenjtë në Maqedoni. P.sh nëse e krahasojmë Tetovën, Gostivarin dhe Shkupin.
Në TETOVË nga e hëna deri të shtunën, për marrjen e shërbimit të parkingut paguhet:
– Nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 23:00 e mbrëmjes.
– Të dielave dhe gjatë festave shtetërore parkingu është pa pagesë.
Në GOSTIVAR nga e hëna deri të premten, për marrjen e shërbimit të parkingut paguhet:
– Nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 e mbrëmjes.
Të shtunën për marrjen e shërbimit të parkingut paguhet:
– Nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 14:00 pas dite.
Të dielat dhe gjatë festave shtetërore parkingu është pa pagesë.
E njëjta tarifë është edhe me qytetin e SHKUPIT, me përjashtime të vogla për zona të caktuara, p.sh te kopshti Zoologjik dhe parku qëndror të shtunave është pa pagesë.
Ose nëse e krahasojmë me Komunën Qendër – Shkup:
Nga e hëna deri në të premten, për marrjen e shërbimit të parkingut paguhet:
– Nga ora 08:00 deri në ora 22:00.
Të shtunave dhe ditëve para festave shtetërore për marrjen e shërbimit të parkingut paguhet:
– Nga ora 08:00 deri në ora 16:00 për parking publik me pagesë të tipit të hapur.
Të dielat dhe gjatë festave shtetërore parkingu është pa pagesë.
Një përllogaritje e thjeshtë tregon se banorët e Tetovës dhe rrethinës përafërsisht për një muaj paguajnë 80 orë më shumë.
Përse qytetarët e Tetovës duhet të paguajnë më shumë për parking?
Prandaj, kërkojmë që të revidohet ky vendim dhe mos keqpërdorën mjetet.
Në raportin financiar për vitin 2017 vërejmë se:
– Të hyrat e përgjithshme janë 18.778. 343 den.
– Të dalat e përgjithshme janë 24.257.397 den.
– Dallimi është 5.479.054 den.
Që i bie se NP “Parkingu i qytetit” është në humbje dhe dikush duhet ta merr përgjegjesinë për dështimet, por për fat të keq këtu u dha lëvdatë.
Pse mungon raporti financiar dhe raporti i punës për vitin 2018?
Si ka mundësi të kalohet një vit i tërë pa u dhënë asnjë sqarim dhe pa u bart asnjë përgjegjësi?
Këtu qartë shihet se ka keqpërdorime.
Në planin e punës dhe atë financiar për vitin 2019 është vënë objektiv zgjërimi i projektit të parkimit zonal në zonën A dhe B.
Zakonisht çdoherë për zgjërimin e hapësirave të parkingut publik bëhen studime dhe analiza të veçanta, të përgatitura nga ekspert. Në programin e punës për vitin 2019 kjo mungon.
A është bërë ndonjë studim i tillë për zgjërimin e parkingut rrugor?
– Si do të ndikoj në koston e qytetarëve dhe në lehtësimin e komunikacionit?
Tetovë, 25.12.2018