Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë në Tetovë e priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Samuel Zhbogar.
Në takim u bisedua për situatën aktuale politike, për zbatimin e Marrëveshjs së Prespës, si dhe për procesin e reformave që vendi duhet ti plotësojë në rrugën drejt integrimit euro-atlantik. Kryetari Thaçi në takim theksoi se PDSH do të vazhdojë ta mbështes procesin e ndryshimeve kushtetuese që burojnë nga marrëveshja e Prespës, si dhe procesin e reformave sistemore për integrimin e plotë të vendit në NATO dhe BE!
Në takim Ambasadori Zhbogar rikonfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Marrëveshjen e Prespës dhe të agjendës që çon vendin drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.