Ballina Shëndeti Këshilla Mënyra më e thjeshtë për t’i mbajtur rrobat, të bardha, si në...

Mënyra më e thjeshtë për t’i mbajtur rrobat, të bardha, si në ditën e parë

Për fat të keq, është shumë e zakonshme që rrobat e bardha, të cilat janë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, me kalimin e kohës, fillojnë të kthehen në të verdha dhe për këtë arsye ne shpesh tentojmë të blejmë produkte nga më të ndryshmit që të mund të na ndihmojnë me zbardhjen e tyre.

Më poshtë mund të gjeni një truk të mrekullueshëm shtëpiak që do t’ju ndihmojë t’u riktheni shkëlqimin rrobave të bardha.

Si t’i zbardhni veshjet e bardha?

Përbërësit:

1 enë
2 lugë kripë
1 lugë gjelle sodë buke
1 lugë gjelle detergjent
ujë të nxehtë

Përgatitja:

1 Mbusheni enën deri në gjysmë me ujë, shtoni kripë, sodë buke dhe detergjent dhe përziejeni derisa të shpërndahen plotësisht.

2 Fusni rrobat në të dhe lërini për 20 minuta. Nëse rrobat janë shumë të verdha, lërini ato për 40 minuta. Pastaj, butësisht fërkojini ato për t’i hequr tërësisht të gjitha njollat.

3 Së fundi, shpëlajini me shumë ujë të nxehtë dhe hapini për t’i tharë.

Burimi / curiosandosimpara.com/Revista Psikologjia