Një nga lojrat më gazmore dhe që merret me shumë sportivitet nga të ftuarit e “Shiko kush LUAN” është ajo e martesave me personazhe të njohur.
Nuk kishte si të kalonte pa të qeshura nëse loja do të drejtohej nga aktorja e humorit Rita Lati, e cila duhej të martonte një tjetër aktore të dashur për publikun: Monika Lubonjën.
Mes batutave e të qeshurave pa fund, Monika zgjodhi të martohej me Blerim Destanin, meqë ky i fundit është beqar. Figura të njohura shqiptare si Timo Flloko, Dashnor Diko, Nik Xhelilaj, nuk e bënë të ndryshonte mendjen deri në fund, me gjithë këmbnguljet e Ritës.
Monika Lubonja është një nga aktoret më të bukura shqiptare dhe pas kësaj loje mësuam që është edhe shumë sportive si natyrë. Martesa e supozuar me Blerim Destanin na bën t’i urojmë edhe një film së bashku./TCH