Mbrëmë (28-dhjetor) prej ora 24.00 deri ora 03.00, është realizuar bastisje në objektin hotelerik ,,Baci,, në fshatin Bogovinë të Tetovës, pronë e 57-vjeçarit B.Sh. nga i njëjti fshat.
Gjatë kontrollit, në objekt janë ndaluar 7 femra, nga të cilat 5 shtetase të Kosovës dhe 2 shtetase të Maqedonisë, të cilat i kanë argëtuar të pranishmit në lokal duke kënduar dhe vallëzuar.
Shtatë femrat e ndaluare të moshës prej 23 deri 30 vjeçe, si dhe pronari i objektit, janë privuar nga liria, dhe janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme, ku pas dokumentimit të rastit, shtetaset e Kosovës janë dorëzuar në Njësitin për krime ndërkufitare, migracion, të huaj dhe riatdhesim-Tetovë.
Gjithashtu, djembrëma (27/28 dhjetor) prej ora 23.00 deri ora 02.00, është kryer bastisje në objektin hotelerik ,,King Pallas,, në fshatin Zhelinë të Tetovës, pronë e 46-vjeçarit Z.S. nga fshati Zhelinë.
Në objekt janë ndaluar 8 shtetase të Maqedonisë, këngëtare dhe valltare, të moshës 26 deri 40 vjeçe.