Në emisionin “Magazina Ekonomike” në televizionin Alsat, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka folur edhe për përmirësimin e shërbimeve në ndihmën e shpejtë.
Filipçe informoi se përveç 12 makinave të reja priten edhe 6-7 makina tjera si donacion nga Republika Çeke.
Ai gjithashtu theksoi se gjatë vitit të ardhshëm pritet që të bëhen edhe 100 punësime në sektorin ndihmës së shpejtë.