Ballina Argëtim Showbiz Pas lajmit për ndarje nga gruaja, Stine ka për të thënë edhe...

Pas lajmit për ndarje nga gruaja, Stine ka për të thënë edhe diçka

Stine ka folur sërish rreth ndarjes nga bashkëshortja.
Stine, gjatë ditës së sotme i ka shokuar të gjithë me një postim në Instagram, shkruan lajmi.net.

Në foton e postuar shihet tashmë ish- bashkëshortja e tij me të cilën pranë postimit ka thënë se është ndarë.

‘’Edhe pse fundvit, gjej lartesine shpirterore per te falenderuar cdo moment te bukur dhe te veshtire te kaluar sebashku! Kam bindjen e plote se do funksiojme me mire pa njeri tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundesine me mijera here per te kaluar barrierat e jetes, por ndonjehere gjerat nuk shkojne ashtu sic ne i mendojme! Keshtu qe nuk mbetet tjeter , vecse te te uroj cdo te mire te mundshme tani e tutje!.’’, ishin fjalët e tij.

Duke pasur parasysh se shpesh kemi hasur në postime të ngjashme dhe të bëra nga persona anonim të cilët i kanë hakuar llogaritë emrave të njohur të estradës, lajmi.net e ka kontaktuar Stinen i cili e ka konfirmuar se postimin e ka bërë ai dhe i ka dhënë fund martesës.

Ai nuk ishte në gjendje të komentoj tutje mirëpo i pyetur nëse ka hapësirë për t’u pajtuar tha se nuk e beson një gjë të tillë.

Ndër të tjera në intervistën e fundit të dhënë për ‘Mirage’ ai kishte folur edhe për bashkëshorten, madje edhe për faktin nëse është apo jo xheloze.