Ballina Aktualitet Lajme Rama mesazh protestuesve: Të hartohet një strategji student-qeveri

Rama mesazh protestuesve: Të hartohet një strategji student-qeveri

Pasditen e kësaj të diele Edi Rama doli në lidhje direkt nëpërmjet Facebook-ut, duke iu thënë studentëve që është koha që të hartohet një strategji student-qeveri, por edhe me ata pedagogë që duhet të dalin nga rrethi vicioz. Ai tha gjithashtu se studentët pa qeverinë dhe anasjelltas nuk bëjnë asgjë.

“Problemet e arsimit të lartë nuk janë të reja dhe të panjohura. Nevoja për më shumë financim, kushte sociale në tërësi është e ditur. Dua ta them qartë se: as ulja e tarifave, as problemet e tjera, nuk adresojnë sëmundjet, por thjesht simptomat e saj. Duhet të bëjmë shumë më shumë akoma. Unë nuk dua që ata të shpërndahen me një fitore prej lëmshi.

Kjo e imja nuk është taktikë, por një bindje se pikërisht tani duhet hartuar një strategji studentët-qeveri, por edhe me ata pedagogë, që duhet të dalin nga rrethi vicioz. Studentët pa qeverinë dhe anasjelltas nuk bëjnë asgjë”, tha Rama.

Më tej ai tha se për krijimin e kësaj situate janë përgjegjës, studentët, pedagogët dhe qeveria, duke vënë theksin se thelbi i problemit nuk është vetëm ulja e tarifave.

“Të kuptohemi mirë, studentët dhe forcat e shëndetshme akademike nuk janë pa mëkate. As qeveria nuk është pa kusure, mua as nuk më shkon mendjen se qeveria duhet ta lë pas këtë duke kaluar lumin me uljen e tarifave e pastaj për ti bërë naftën kalit. Të rrimë shtrembër sa të duam, por të flasim drejt.

Për mua që ta dini se është e lehtë të kërkoj në qeveri një manovër taktike, por për hir të vërtetës që studentët të flasin përmes një përfaqësie, kjo është pak e çuditshme. Adresimi i disa kërkesave financiare-logjistike nuk do të luante ujin e ndenjur.

Do të kemi mundësi të komunikoj këtu nesër live ne mejdanin social. Protesta s’është politike, por po i shpëton hienave. O bashkë sot dhe për nesër. Ju pres të gjithëve, edhe pa dallim edhe atyre të ngelsave”, përfundoi Rama.
https://youtu.be/dQNEULKYGDo