Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e së enjtes për herë të parë lidhur me skandalin me tenderin e lotit të parë të Unazës së Madhe ku është përfshirë kompania offshore “DH Albania”.
Ai tha se “tendera ku hyjnë kompani me firma të falsifikuara ka në të gjithë botën”.
“Që në momentin që ka dalë në një media i jemi drejtuar Ambasadës Amerikane, shtetit amerikan dhe i kemi kërkuar menjëherë të na informojë lidhur me autenticitetin e pretendimit dhe të na mundësojë nëpërmjet kanaleve zyrtare të dimë kush janë ata që fshihen pas këtij operacioni. Me letra. Që t’i japim fund edhe asaj që thoni ju jo është Edi Rama, jo është Damian Gjiknuri… Kemi marrë avokat për të hartuar një kërkesë gjyqësore për dëmin moral. Janë të gjitha këto masa që janë ndërmarrë. Tendera ku hyjnë kompani me firma të falsifikuara ka në të gjithë botën” –
v.l/ Dita