“Ditët po kalojnë” dhe “Kjo dashni na mbyti”, janë dy këngët e zhanrit popullorë të këngëtares së re kosovare Resmije Krasniqi, që do ua ofrojë adhuruesve të muzikës popullore. Këta dy këngë dhe kënga “ Po ku je o burrë I dheut”, janë incizuar enkas për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), me rastin e festave të Vitit të Ri. Këngëtarja ka një zë shumë të mirë dhe interpreton zhanrin e muzikës popullore dhe folklorike. Kënga “Kjo dashni na mbyti”, do të jetë premier gjatë festave të Vitit të Ri.
Bashkëpunëtor të këtyre projekteve ishin, Rrustem Xhekaj, Xhavit Hajdari, Burim Krasniqi, Naim Krasniqi dhe Gent Hoxha. Projektet janë realizuar në ‘Vizioni Libonija’, ‘M-Box’ si dhe në Telivizionet e Kosovës RTK, TV21, TV Opoj dhe TV Sharri. Resmije Krasniqi, në të gjitha këngët e saja është origjinale dhe interpreton me stilin e saj, por dhuntia është zëri të cilin ajo e ka gjatë këndimit të këngëve folklorike dhe popullore. Ka punuar shumë në realizimin e këtyre këngëve edhe përskaj angazhimi që ka pasur këngëtarja gjatë sezonit të verës, nëpër festivale, koncerte dhe dasma. Ajo, është një këngëtare e brezit të ri ndoshta e vetmja, që gjatë gjithë karrierës së sajë, ka ditur të ruaj dhe të kultivojë muzikë folklorike.
Këngëtarja gjatë kësaj periudhe ka prodhuar edhe disa këngë si ‘Drandafile’ ‘Alltani’ dhe ‘Djali I Dadës’. Ajo, ka mar pjesë në shumë festival në të gjitha trojet shqiptare, diasporë dhe vende tjera të Evropës ku promovon kulturën dhe këngën shqiptare.