Rita Ora i ka habitur të gjithë me fustanin që kishte zgjedhur kur u shfaq në Radio Two Breakfast Show të Chris Evans.
Këngëtarja e njohur shqiptare dukej sikur sipër saj “ishte shtypur një gazetë”, teksa fustani kombinohej me një kapelë të zezë, ndërsa fansat e kanë konsideruar një zgjedhje të çmendur, ashtu siç vetëm Rita di të vishet.
Kujtojmë se Rita Ora nuk e ka herën e parë që i bën të gjithë të kthejnë kokat me vëmendje për veshjen e saj.