Ballina Argëtim Showbiz Rovena Dilo sqaron debatin me Ronela Hajatin (Video)

Rovena Dilo sqaron debatin me Ronela Hajatin (Video)

Është bërë traditë tashmë në programin “E diela shqiptare” që pas përfundimit të “Këngës Magjike” të realizohet “Post Kënga Magjike”.

Këngëtarët mblidhen dhe diskutojnë për festivalin. Këtë vit këngëtaret Rovena Dilo dhe Ronela Hajati debatuan në lidhje me këngën që kishte zgjedhur kolegu i tyre Robert Aliaj për të konkuruar në festivalin “Kënga Magjike”. 

Rovena Dilo

Ronela u kthye kundër Robertit duke u shprehur se me këngën “Ah ku më hodhi Zoti” ai duhet të recitonte diku tjetër dhe jo në “Kënga Magjike”.

Ronela Hajati

Kjo bëri që Rovena Dilo të marrë mikrofonin dhe t’i thotë që me këtë ajo ofendon edhe reperat. Lidhur me këtë debat, këngëtarja Rovena Dilo foli edhe në emisionin “Rudina” ku ishte sot e ftuar.

Ajo sqaroi se nuk është zënë me Ronelën dhe shtoi se ishte thjesht një debat në të cilin ajo kishte mbrojtur Robertin .

Rovena Dilo

“Roberti interpretoi vargje, bejte apo le t’i marrim si të duam. Ai doli në skenën e festivalit dhe solli zhanrin e tij, por ky lloj zhanri, protesta apo revolta është një zhanër shumë i përhapur nëpër botë. Të gjithë i drejtohen problemeve sociale, politike apo problemeve shoqërore nëpërmjet këngëve. Dhe Roberti solli këtë lloj kënge dhe u duartrokit jashtëzakonisht shumë sepse ishte momenti i kësaj kënge, ishte ide e bukur e përshtatur me protestën e studentëve. 

Roberti nuk doli natën e fundit dhe ajo që ndodhi ishte që Ronela tha le të shkojë në Kongres Roberti. Unë dhe Aurela që ishim afër nuk e mirëpritëm këtë sepse një artist nuk del në skenë vetëm për të kënduar. Ronela e kishte për tematikën. Ngrihet Aurela e para dhe po e kundërshtonte për këtë etiketim që po i bënte këngës dhe unë u ngrita dhe i thashë ajo këngë është si gjithë të tjerat.

Dhe ajo më tha nuk është këngë, është recitim. Unë ia ktheva duke i thënë që ti po hedh poshtë repin. Unë nuk u zura me Ronelën, ai ishte një debat. Unë mbrojta Robertin sepse ajo në mënyrë të padrejtë tha se kënga e tij nuk duhet të ishte pjesë e festivalit. Unë nuk e kam me Ronelën këtë debat, e kam me të gjithë ata që mendojnë si Ronela”, tha këngëtarja./tvklan.al