Një shqiptar 36-vjeçar i hodhi benzinë tezes së tij dhe e kërcënoi t’i vinte flakën asaj dhe dyqanit të saj të zdrukthëtarisë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (24 dhjetor) në Firence të Italisë.
Shqiptari i kërkoi tezes së tij të tërhiqte një denoncim në polici të bërë gushtin e kaluar, pasi ajo e kishte akuzuar atë për dhunë.
Menjëherë pas ngjarjes së sotme, shqiptari u arrestua nga karabinierët, duke shpëtuar kështu gruan që mund të kishte pasoja fatale.
Gjatë luftës me tezen e tij, ai kishte spërkatur veten dhe gruan me lëndë djegëse duke kërcënuar se do të vinte zjarrin gjithashtu.
Policia e gjeti 36-vjeçarin duke u përpjekur të fshihte benzinën.
Mediat lokale italiane shkruajnë se ngjarjet mund të kenë si prapavijë motivet e xhelozisë, pasi ai dyshonte te burri i tezes së tij.
Pas aktit të fundit, shqiptari u dërgua në burgun Sollicciano në Firence ku me gjasë do të kalojë edhe festën e fundvitit.