Ballina Shëndeti Këshilla Si t’i bëni bizhuteritë tuaja të shkëlqejnë sërish

Si t’i bëni bizhuteritë tuaja të shkëlqejnë sërish

Nëse bizhuteritë tuaja nuk e kanë më shkëlqimin e dikurshëm, mos u frikësoni. Ajo është thjesht një shtresë papastërtie që formohet në sipërfaqen e bizhuterive prej parfumit, kremit të trupit, djersës apo faktorëve të tjerë të jashtëm.

Një herë në disa kohë, të gjitha bizhuteritë kanë nevojë të pastrohen, edhe nëse këto të fundit i vendosni me raste e nuk i mbani çdo ditë.

Mos nxitoni të blini produkte të shtrenjta që do t’iu rikthejnë shkëlqimin bizhuterive tuaja, kur disa përbërës të thjeshtë që të gjithë i kemi në shtëpi do të bëjnë të njëjtën punë, shkruan Living.al.

Vishni një tas me një letër alumini e në të shtoni një gotë ujë të nxehtë, një lugë gjelle sodë buke, një lugë gjelle kripë dhe një lugë ilaç enësh. Lërini bizhuteritë në këtë përzierje për 15 minuta. Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm e do të shihni si do të shkëlqejnë.