Para së gjithash jemi të revoltuar nga sjellja e të gjitha subjekteve sepse na trajtojmë si të ishim fëmijë, ne jemi të rritur, madje para së gjithash jemi mjekë, ndërkaq me ne luajnë lojëra! Ky është shansi i fundit që të merremi vesh me institucionet kompetente, në të kundërtën do të njoftoheni për hapat tonë të mëtutjeshëm të cilat besoj se do jenë më radikale!- tha Dr. Milan Micevski, specializant i Stomatologjisë.
Rreth 40 specializantë privat të Stomatologjisë u tubuan përpara Fakultetit të Stomatologjisë për të kujtuar ministrin e Shëndetësisë se nuk po i mban premtimet për pagesën e tyre.
Duam ta kujtojmë ministrin për deklaratën e dhënë ku thotë se rroga e shtatorit do të merret në tetor. Sot jemi 10 dhjetor dhe ne as që kemi parë e as nënshkruar kontrata për pagesë. Gjithë kohës mundohemi të shohim ku ka ngecur procedura por institucionet e hedhin topin nga njëra tek tjetra. Vijmë edhe ndërrimi i parë edhe i dyti në varësi prej asaj se si i kemi mentorët tanë, kemi kolegë të cilët vijnë edhe ndërrimi i parë edhe i dyti, i mbajnë të dy ndërrimet, punojnë gjithë kohës- pohoi Dr. Milan Micevski, specializant i Stomatologjisë.
Ministria e Shëndetësisë fajin ia hodhi Klinikës së Stomatologjisë duke thënë se asaj i janë transferuar mjetet për pagesën e specializantëve dhe se dikasteri i Shëndetësisë ka kryer obligimin.
Ministria e Shëndetësisë informon se është siguruar buxhet për pagesën e specializantëve privat të stomatologjisë dhe mjetet i janë kaluar Klinikës së Stomatologjisë. Procedura për pagesë është kryer në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në afatin Ligjor Ministria e Financave i ka miratuar pajtueshmëritë. Specializantët privat të stomatologjisë do të paguhen tërësisht në mënyrë retrogarde për kontributin e tyre- thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kohë më parë vetë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe premtoi se nga tetori specializantët do të marrin rregullisht pagat e tyre, por edhe tre muaj më pas studimet e tyre mijëra eurosh vazhdojnë të mbulohen nga familjarët e tyre.