Ballina Aktualitet Studentët nga Shqipëria dhe Kosova në Sllovaki i bashkohen protestës

Studentët nga Shqipëria dhe Kosova në Sllovaki i bashkohen protestës

Lëvizja e studentëve të cilët protestojnë për një arsim më cilësor në Shqipëri, po merr përmasa çdo ditë e më të mëdha. Ndërsa studentët e Universitetit të Tiranës dhe qyteteve të tjera janë në ditën e gjashtë të protestës, studentë shqiptarë që studiojnë jashtë kanë shfaqur gjithashtu mbështetjen e tyre.

Në redaksinë e Opinion.al po mbërrijnë fotografi të studentëve jashtë që solidarizohen me kolegët e tyre në Shqipëri. Studentët janë shqiptarë të cilët kanë vendosur të arsimohen jashtë për një të ardhme më të mirë.

“Studentët e Shqipërisë dhe Kosovës në Sllovaki ju mbështesin,” shkruajnë të rinjtë në mesazhin e dërguar. Ndërkohë në pankartat e tyre shkruhet “Këtu arsimin e kemi falas,” dhe “Student në Sllovaki, më lirë se në Shqipëri”./Opinion.al