Ballina Shëndeti Këshilla Studim / Gëzimi është më i madh kur japim dhurata sesa kur...

Studim / Gëzimi është më i madh kur japim dhurata sesa kur marrim

Gëzimi për të bërë dhurata zgjat më shumë tek këta njerëz sesa tek ata që i marrin. Ajo që prej kohësh mendohej se ishte e vërtetë, tashmë është konfirmuar nga një studim i Universitetit të Chicagos dhe disa universitete të tjera amerikane që punën e tyre e kanë publikuar në revistën “Shkencat Psikologjike”.

Lumturia që ndiejmë pas një ngjarje të veçantë zbehet me ripërsëritjen, që njihet ndryshe edhe si procesi edonist. Por të bësh dhurata për të tjerët është një lumturi që del jashtë rregullave.

Në një eksperiment me 96 vullnetarë, të cilët kishin në dispozicion një shumë parash për 5 ditë me radhë, u vu re se ata që i shpenzonin për vete kishin një rënie të dukshme të ndjesisë së gëzueshme me kalimin e ditëve.

Ndërsa grupi që paratë i shpenzonte për të bërë dhurata për dikë tjetër kishte nivele konstante të gëzimit njësoj si ditën e parë. Pra në Krishtlindje është e rëndësishme të shohim buzëqeshjet, shprehitë dhe sytë e dikujt që duam, teksa lexojnë dedikimet dhe i gëzohen dhuratës që i kemi bërë.
Burimi / tvklan.al