Studiuesi Dan Buettner ka vëzhguar 5 qytetet në të gjithë globin, që janë të njohur për popullsinë më jetëgjatë: Okinaua në Japoni, Nikoja në Kosta Rika, Ikaria në Greqi, Laoma Linda në Kaliforni dhe Sardenja në Itali.
Njerëzit që jetojnë në të ashtuquajturat zonma blu, pasi janë të gjitha vende bregdetare kanë të përbashkëta disa zakone në stilin e jetesës, si për shembull rrjete social dhe miqësor, jetë aktive, dietë me bazë bimore. Por këta njerëz kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët dhe krejt të çuditshme. Edhe pse janë 80 apo 90 vjeç, ata merren me kopshtari.
Është e njohur në fakt që angazhimi në aktivitete që kërkojnë lëvizje kombinuar me qëndrimin jashtë shtëpisë është I lidhur me jetëgjatësinë dhe marrja me kopshtari I alternon të dyja.
“Nëse merreni me kopshtarui, ju kryeni një aktivitet fizik jo të ngarkuar, por thuajse të përditshëm”, është shprehur Buettner.
Ai thotë se ka të dhëna që tregojnë se kopshtarët jetojnë më gjatë dhe janë më pak të stresuar. Një sërë studimesh e konfirmojnë këtë fakt, duke theksuar se kopshtaria I bën mirë mendjes dhe trupit. Studiuesit amerikanë kanë krahasuar shkallën e vdekshmërisë dhe kanë gjetur se fermerët vuajnë më pak nga sëmundje si zemra, kanceri dhe diabeti. / Përgatiti: Opinion.al (Burimi: BBC)
- Nëna e raportoi si të zhdukur, 19-vjeçarja nga Tetova kthehet shëndosh e mirë në shtëpi
- Merr flakë në lëvizje e sipër makina në aksin Tetovë – Zhelinë, policia jep detaje! (VIDEO)
- Ndahet nga jeta në moshë të re arsimtarja nga Malisheva, Florentina Krasniqi-Mazreku
- Prag lufte? Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, e quan Presidentin Ching-te “parazit”
- Tronditëse në Podujevë: Gruaja në gjendje të rënduar shpirtërore tenton t`i mbys katër fëmijët e saj
@tetovanews
@tn.lajmelokale