Deri më tani vetëm Universiteti i Tetovës ka treguar gatishmëri të bisedojë me studentët lidhur me kërkesat e tyre. Përfaqësuesi i Universitetit, Kushtrim Ahmeti, u është drejtuar studentëve dhe në emër të rektorit Vullnet Ameti i ka porositur se i kanë dyert e hapura t’i parashtrojnë kërkesat e tyre në mënyrë institucionale.
Ndërkohë, mediumet raportojnë se shumica e studentëve janë nga universitetet tjera. Te ata po rritet revolta për shkak se udhëheqësit e universiteteve ku studiojnë nuk po tregojnë kurrfarë interesimi deri tani për kërkesat studentore.
Studentët shqiptar në Tetovë po protestojnë në ditën e dytë të tyre për 15 pikat që ata kërkojnë t’u plotësohen. Raportohet se në mungesë të indekseve studentët nuk kanë mundur të dorëzojnë kërkesat e tyre dhe nuk janë lejuar të futen në ambientet e Universitetit. /Lajm