Dëshmitari Trajko Veljanovski siguron se ai nuk ka dhënë urdhër për tu hapur dyert e Parlamentit, dhe as nuk do ti shkonte në mend kurrë që të bënte një gjë të tillë. Gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria dhe të akuzuarit, i akuzuari Jane Çento e pyet dëshmitarin edhe nëse është e vërtetë se dikush e lajmëroi Ali Ahmetin se do të hyjë turma dhe ai më 27 prill, prandaj ai nuk erdhi në punë.
Trajko Veljanovski, dëshmitar
“Ali Ahmeti ishtë i vetmi që nuk ishte prezent në sallë. Prej 120 deputetëve, vetëm ai nuk ishte prezent. Por nuk e di nëse dikush e ka lajmëruar se do të ndodhë diçka”
I akuzuari Jane Çento e pyeti Trajko Veljanovskin poashtu se a ka mundur të hyjë turma në Parlament, pa ua hapur dikush deren nga brenda.
Jane Çento, i akuzuar
“Ne të paraburgosurit nuk kalkulojmë sikur elitat politike prandaj dëshiroj të dëgjoj të vërtetën. Ju keni qenë gjatë kohë kryetar dhe e dini nivelin e sigurisë në Parlament, a pajtoheni me mua se nëse nuk hapeshin dyert prej brenda, turma nuk do të hynte. Është e vërtetë se ka hekur në derë dhe ato mbyllen kur ka rrezik”
Megjithatë Veljanovski nuk u përgjigj konkretisht nëse dikush e kishte hapur derën.
Më tej vijuan një mori pyetjesh të natyrës politike që të akuzuarit kërkonin ti sqaronin, si nëse mungesa e dialogut për transition të qetë të pushtetit shkaktoi 27 prillin, ose nëse 27 prilli ishte marrëveshje politike mes më shumë partive. Por Veljanovski përsëri nuk kishte përgjigje të qartë. Ai thoshte se shumë ngjarje të mëparshme kanë ndikuar në tensionimin e situatës dhe kulminues ishte momenti i këndimit të himnit maqedonas dhe atij shqiptar.
https://youtu.be/0zn612oqTxU
Trajko Veljanovski tha se kur kishin ndodhur këto skena, po e ndjente se diçka do të tollovitej, prandaj i kishte thënë sigurimit të Kuvendit që të rrijë gati.
Trajko Veljanovski, dëshmitar
“Në galeri kishte edhe shumë gazetarë dhe nga përvoja ndjeja se do të ketë ndonjë zhvillim. Unë komunikoja çdoherë me Gjoshevskin si sigurimi im personal, dhe i thashë që ti thotë sigurimit të brendshëm që nëse ka ndonjë eskalim në sallë, le të hyjnë të intervenojnë. Nga e kaluara e di se ka patur edhe rrahje mes deputetëve prandaj desha të sigurohem”
Ndaj kësaj deklarate reagoi prokurorja Villma Ruskovska e cila e pyeti Veljanovskit se kur flet për përvoja të kaluara, mos dëshiron ti referohet dëbimit me dhunë të gazetarëve në të premten e zezë. Por, Veljanovski filloi të mbrohet duke thënë se atëherë ai ka qenëi sulmuari atëherë, dhe se është dashur të mbrojë institucionin Parlament.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/