Godolesh është një fshat në Komunën Labinot-Fushë në Rrethin e Elbasanit të Shqipërisë.Në vazhdim keni Histori shqiptare nga Alma Çupi – Godoleshi, fshati i fiksuar pas një ulliri të lashtë!
Fshati Godolesh qe shtrihet 7 kilometra larg Elbasanit, është me i njohuri ne këtë treve për kultivimin e qershive. Por ndërsa 700 familjet kane mbjelle mbi 250 hektarë me qershi dhe prodhimi është mjaft i mbare, për banoret problem i madh mbetet mungesa e tregut. Për shkak te rrugës se shkatërruar tregtaret nuk shkojnë deri ne fshat për tu furnizuar dhe fermerët e transportojnë prodhimin me kuaj deri ne qendër te komunës. Familja Hida ka prodhuar deri tani mbi 6 kuintal qershi. Havaja tregon se e ka shitur prodhimin deri ne 50 leke kilogrami, duke mos nxjerre te ardhurat e parashikuara për te siguruar jetesën për gjashte anëtaret e familjes. Sa i përket gjendjes se keqe te rrugës, drejtues te komunës thonë se nuk kane fonde për ta rindërtuar atë. Sipas zyrtareve te komunës vetëm brenda një viti Godoleshi prodhon mbi 600 ton qershi, çka do te mbulonte pjesën me te madhe te kërkesave, nëse do te krijohej mundësia për tregtimin e prodhimit.