Kuvendi do të duhet që së shpejti të vendosë për zgjedhje të reja për kryetar komunash në Dibër dhe në Novo Sellë. Konstatimi për nevojën e zgjedhjeve të reja është bërë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe dorëzohet nga ekzekutivi për në legjislativ.
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale një ditë më parë prezantoi informacion për vendimin për pushim të mandateve. Kjo do të thotë se procedura më tej vazhdon në Kuvend dhe aty duhet të vërtetohet data, koha dhe rrethanat për zgjedhjet, kuptohet, në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”- Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.
Nga institucioni ligjvënës sqarojnë se akoma nuk kanë pranuar një sugjerim nga qeveria për zgjedhje për krerët e ri të këtyre dy komunave. Nuk e dihet akoma data e shpalljes dhe realizimit të këtyre zgjedhjeve megjithatë, jozyrtarisht, po diskutohet që ata të mbahen njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale në pranverë. Deri tani me Dibrën ka udhëhequr i ndjeri Ruzhdi Lata, kuadër i BDI-së, kurse me Komunën e Novo Sellës ka udhëhequr Boro Stojçev, kuadër i LSDM-së, i cili dha dorëheqje për shkak të procedurave gjyqësore kundër tij dhe vendimeve për vuajtjen e masës së burgimit. Me komunat në fjalë, në afat prej 6 muajsh që nga purfundimi i mandatit të kryetarit udhëheq ushtrues detyre, person i zgjedhur nga radhët e këshilltarëve komunal.