Edhe pse jemi në dimër, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të përditësoni e të rifreskoni garderobën tuaj. Të jesh stil dhe i kuruar nuk ka të bëjë me ndjekjen e rregullave të modës, por kjo kërkon pak njohuri.
Tani që jeni i rritur, më poshtë keni 4 këshilla që do t`ju ndihmojnë juve të visheni më bukur:
Duhet të dini masën e qafës tuaj
Duhet të dini masën e qafës tuaj kur merrni një këmishë e gjitha me pulla. Është shumë e rëndësishme që të ketë hapësirë të paktën një gisht midis jakës dhe qafës.
Kravatë me vija/shirita
Shiritat e një kravatë duhet të jenë gjithnjë më të guximshme se ato të një këmishë. Duket shumë më mirë dhe e bën kravatën të bie edhe më shumë në sy.
Mos vishni çorape në verë
Është mirë që të mos vishni çorape në verë, por vetëm nëse i jepni “pushim” këpucëve tuaja çdo ditë. Që do të thotë, mos vishni çdo ditë të njëjtat këpucë.
Kravatë e zezë
Një ftesë që thotë “kravata e zezë” opsionale, nënkupton që ju mund të zgjidhni midis kravatës së zezë dhe një kostumi. Por në të vërtetë kjo ftesë në të vërtetë do të thotë kravatë e zezë.