Gurëzat e dhëmbëve janë një shqetësim i madh për shumë persona, të cilët shpesh kërkojnë që të gjejnë sa shpejt zgjidhje për të eleminuar një problem të tillë.
Pastrimi i tyre tek stomatologu është çështje personale e secilit nga ne, por që sipas studimeve të ndryshme rezulton se të paktën çdo gjashtë muaj kjo është një procedurë që duhet të realizohet.
Te disa njerëz gurëzit mund të grumbullohen edhe më herët, prandaj duhet shkuar te stomatologu në çdo tre muaj. Gurëzit e dhëmbëve mund të vështirësojë larjen me brushë ose përdorimin e penjve dentar. Kjo mund të çojë deri te formimi i kariesit.
Gurëzat mund të jenë shumë të rrezikshëm dhe të shkaktojnë probleme të mëdha në gavrën e gojës prandaj pyesni stomatologun tuaj sa shpesh edhe ju do të duhej të shkoni në kontroll.
Pastrimi profesional me ultratingull, për dallim nga pastrimi i gurëzve në mënyrë klasike ku eliminohen shtresat e forta, eliminon pigmentimin dhe mbetjet e butë të shtresës së dhëmbit.
Pigmentimi mund të shkaktohet për shkak të pijeve, ushqimit dhe pirjes së duhanit.
Zbërthimi i gurëzve është metodë joinvazive e cila është e shpejtë dhe nuk dëmton zmaltin e dhëmbëve.