Debat i nxehtë është zhvilluar në emisionin “Rruga Drejt” me gazetaren Arta Tahiri në Tv Alsat mes përfaqsuesve të BDI-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Besës krahu i Bilall Kasamit, përcjell Tetovasot.
Deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili duke u përgjigjur në pyetjen e gazetares: Nëse BDI është për zgjedhje të parakohshme?”, Ismaili tha se BDI-ja nuk frigohet nga zgjedhjet por se prioritet për këtë vitë janë për reformat dhe marrja e datës për bisedime me BE-në.
Parashtrohet pyetja se përse në të kaluarën që nga 2008 nuk kanë qenë prioritet për BDI reformat dhe ç’do dy vite janë organizuar zgjedhje edhe të jashtzakonshme edhe të parakohshme, prandaj në këtë rast insistimi i BDI-së se është për reforma është shumë pakë e besueshme por me gjasë friga e BDI-së nga zgjedhjet e parakohshme kamuflohet me flamurin e BE-së dhe nevojës për reforma.
Nga ana tjetër zëdhënësi i ASH-së Flakron Bexheti i ka replikuar duke thënë se: “Frika e BDI-së nga zgjedhjet e parakohshme është lajm i mirë për shqiptarët duke shtuar se Aleanca kërkon zgjedhje të parakohshme dhe është e gatëshme t’i fitoj ato”, tha Bexheti mes tjerash.