Ballina Argëtim Brenda shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel (Video)

Brenda shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel (Video)

Shtëpia në Surrel e kryeministrit Edi Rama ka ngjallur shpesh interes, pasi nuk ka dalë asnjë foto nga brenda saj.

Shpesh janë publikuar pamje, por asnjëherë nuk janë konfirmuar nëse vërtetë janë të shtëpisë së kreut të qeverisë. Sot drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin” ka publikuar pamje brenda shtëpisë duke filluar nga dhoma e gjumit apo nga dhoma të cilën kryeministri planifikon ta ketë studion e tij.

Ermal Mamaqi: Unë kam bërë një gjë fshehurazi dhe ndoshta ti do mërzitesh. Atë ditë që shkova dhe nuk gjeta njeri, me anë të një ore që më dhanë këto të “Stop” bëra disa foto të “sarajeve” nga brenda. Dhoma e gjumit ishte e parregulluar, gati po më vjen keq për ty. Jam gati ti kërkojmë Erjon Veliajt të të fusë te lista e njerëzve që kanë nevojë për ndihmë sociale, të të japë një kredi që të marrësh një apartament me kredi të butë.

Edi Rama: Mos të vijë keq fare, shtëpia është shumë e mirë, nuk ka salltanete të mëdhaja se unë nuk i kam qejf ato me gips, me luanë, me krokodilë etj etj. Nuk dua nga ato pllakat që kur futesh në shtëpi është si të hysh në disko. Unë në një moment të caktuar do të tërhiqem nga kjo punë edhe do merrem me art dhe krijimtari dhe “bunkeri i parë” është vendi ku nesër unë do të merrem me art sepse për momentin shkoj tek oxhaku i atij shokut tim. Ti je i indroktinuar. Në shtëpi ka edhe dy dhoma gjumi të tjera si ajo që pamë dhe më vjen shumë keq se më paraqite tani sikur jam vërtetë për strehim social. Tani një shtëpi që u bë falë gruas sepse po të mos ishte ajo nuk bëhej. Se unë kam jetuar me teorinë që vijmë vetëm dhe ikim vetëm nga kjo botë. Kështuqë shtëpia është vetja. Mirëpo kur martohet njeriu mblidhet dhe ishte gjithë merita e Lindës që u bëra dhe unë me shtëpi. Tani që u bëra me shtëpi thonë: sarajet, bunkerët etj, etj. Unë rrotulloj kokën nëpër kodrat e Surrelit dhe shikoj vila 2 kate, 3 kate… Do ta ndaloni këtë muhabetin e shtëpisë time?

Ermal Mamaqi: Më fal një sekondë, unë desha të të pyes a ka të drejtë doktori që pyet: Me të vërtetë i ke bërë lekët në emigracion për këtë shtëpi?

Edi Rama: Nuk e kam thënë këtë unë… Prap është një shpifje. Unë nuk kam thënë i kam bërë lekët në emigracion për këtë shtëpi.

Ermal Mamaqi: E the se të pyeti ai burri huaj atje…

Edi Rama: Jo, jo jo. Unë ndër të tjera thashë që unë kur kam ardhur kam deklaruar edhe disa kursime nga emigracioni sepse nuk thash që kam bërë shtëpinë me ato Lekë.

Ermal Mamaqi: Se di, unë më mirë s’po flas se mos ha ndonjë burg kot./tvklan.al