Lirim Alija
Nostalgjia është vuajtje që shkaktohet nga dëshira e parealizuara për t’u kthyer dhe nuk ka dhimbje më të madhe sa të kujtuarit e çasteve të lumtura.
Më parë, nuk kalonte dimër pa u kthyer në vendlindje. Natyrisht që edhe vitet e fundit, por diçka sikur nuk më bën aq përshtypje, ngase mungojnë shumë gjëra.
Nuk është nëna ime, që e bënte bukën më të mirë në botë, në drekë dhe në darkë të ngrohtë dhe të nesërmen në mëngjes e rreshkur. Ajo kishte vetëm 4 muaj shkollë, por dinte shumë vjersha dhe i pëlqente të lexojë; nuk është më ajo, që më detyronte gjithmonë të kthehem një apo dy ditë me vonesë në Itali.
Nuk është as edhe im atë, ai i cili më shumë se gjithkush tjetër e donte diturinë.
Dhe sa e sa kujtime tjera…
Dimri në vendlindje është padyshim më i bukur, por…
Siç thotë ajo kënga:”…s’na lanë hallet edhe dertet me jetue bashkë…”