Fëmijët e Satapetkës së Shkupit i janë gëzuar borës dhe dimrit.
Ata duan të rrëshqasin, të argëtohen, të kënaqen.
Kanë lënë telefonat, kompjuterët, laptopët, iPad-ët…
Rrugica e fshatit është ideale për rrëshqitje me sajë.
Por, papritmas, në cep të rrugës është shfaqur buldozeri, i cili dëshiron të pastrojë rrugicën dhe kështu të prish edhe stazën e tyre për rrëshqitje.
Ata i kundërvihen dhe e zbrapsin me topa bore…Nuk kanë mjete të tjera.
Nuk ka ra sheqeri në ujë, lërini fëmijët të argëtohen! /TetovaNews