Mbrëmë, 30 minuta pasmesnate, një 17-vjeçar ka bërë kallëzim në polici se në rrugën ,,29-nëntori,, në Tetovë, në të ashtuquajturën “Mëhalla e Romëve” ka plasur një sherr i madh dhe se është prishur rendi dhe qetësia publike.
Në vendngjarje menjëherë kanë arritur pjestarët e policisë, të cilët kanë marrë masa adekuate për qetësimin e situatës dhe hetimin e zbardhjen e kësaj rrahjeje ku ka pasur edhe të shtëna paralajmëruese në ajër.
Në vendin e ngjarjes janë privuar nga liria personi 42-vjeçari me inicialet R.K. dhe 41-vjeçari me inicialet S.K. 41, që të dy nga Tetova, ndërsa dy persona minorenë të moshës 17-vjeçe, gjithashtu nga Tetova, të përfshirë në këtë rast, pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, janë transferuar në stacionin policor në Tetovë.
Punohet në zbardhjen e plotë të ngjarjes, në identifikimin e të gjithë të përfshirëve në këtë sherr, motivet dhe të gjitha detajet në veçanti./TetovaNews