Ballina Aktualitet Intervista INTERVISTA/ Balerini i famshëm shqiptar rrëfen për jetën, vendlindjen dhe karrierën: Ja...

INTERVISTA/ Balerini i famshëm shqiptar rrëfen për jetën, vendlindjen dhe karrierën: Ja si e sjell Shqipërinë në skenat europiane

Nga Fernada Cenko

Një dy tre, trak trak…kështu nis një ditë e balerinit të njohur Leon Çino.

Çdo mëngjes në palestër, pa u shkëputur dhe toleruar ti kalojë asnjë çast dëm duket se po vjel e do vazhdojë kështu në rrugën e suksesit.

Në një intervistë për Temën ai rrëfen jetën e tij nga Shqipëria e deri tek kartiera si balerin në Itali.

Ndër të tjera ai rrëfen se nuk ndahet nga kërcimi dhe se asnjëherë nuk e ka kaluar në mendje këtë divorc. Ngarkesën e tij e vumë re edhe në përgjigjet e tij shkurt, por nuk do mbetet e para dhe as e fundit. Ne i urojmë suksese!

Keni një karrierë të admirueshme në Itali, si ndihet një shqiptar që ka rritur gjithçka?

Jam i kënaqur nga karriera ime edhe pse si tip asnjëherë nuk them mjafton me kaq. Kam shumë synime e me punë dhe vullnet shpresoj të arrij atje ku dua. Nuk mendoj se ndikon shtetësia, është dedikim, punë dhe shumë sakrificë. Më bëhet qejfi për çdo rezultat të mirë..

Kulmi arriti tek Amiçi, por për një farë kohe u larguat që andej sapo arritët majat. Pastaj u pasua me kërkesë për falje. Do e sqaroni edhe një herë për lexuesit tanë atë lumë thashethemesh?

…..Nga shkolla e ‘La Skalës’ në Milano kam shkuar në Tulsa Ballet nl Oklahoma e më pas në PNB Seattle. Amici është një nga arritjet më të mira të punës time. E përsa i përket largimit, kërkesë-faljen dhe rikthimin nuk më pëlqen ta komentoj. Kjo gjë është përdorur mediatikish dhe ka rënduar pozicionin tim. Unë punoj me një synim të vetëm, të mbahem mend për baletin që bëj.

Thashethemet janë krijuar nga njerzit për të krijuar situata tensioni dhe stresi….njëlloj si telefoni i prishur. Deformojnë çdo situatë apo fjalë.

Si janë marrëdhënit tuaja me Maria de Filippi dhe Mediaset?

Mardhëniet janë shumë të mira. Punojmë bashkë sa herë më bie rasti.

Çfarë është Italia për Leonin?

Vendi që më priti dhe më dha mundësinë të jem ky që jam. Këtu kam shumë miq, kolegë e të njohur.

Si është Leoni balerin dhe Leoni njëri normal?

Nuk mundem ti ndaj dot. Para disa vitesh një mikesha ime gazetare më kërkoi një intervistë. Takimi ishte në orën 10 në palestrën ku përgatitem. Kam dalë aty në orën 6 të darkës dhe kjo në orarin tim ishte herët. Mikesha ime më tha: Leoni nuk ndahet dot nga kërcimi. As vetë nuk e kam menduar kurrë diçka të tillë.

Si i keni marrëdhënien me Shqipërinë?

Më pëlqen shumë Shqipëria, është vendi ku kam lindur. E nëse sot jam ku jam është edhe falë edukatës dhe kulturës që mora aty. E vizitoj sa herë të mund me dëshirë e mall.

Keni miq që i mbani kontaktet?

Jemi në kontakt por nuk dëgjohemi shpesh. Jeta e ngarkuar me shumë punë e impenjime e bën të pamundur kontaktin e shpeshtë.

Çfarë mbani mend nga vendi juaj i lindjes?

Çdo herë që vizitoj Shqipërinë më rikthehen në mendje vende, njerëz dhe situata të dashura për mua. Është si një kuti që çdo herë që e hap rishfaq sekuenca të tëra të jetës time.

Ndodh qe ka shqiptar në karrierë që e thonë shpesh që janë shqiptarë, por ja edhe qe nuk duan ta shprehin madje mundohen ta fshehin. Tek cili grup hyni?

Nuk ka asnjë kuptim të fshihesh apo të mohosh prejardhjen dhe nuk do ta bëja apsolutisht një gjë të tillë.(TemA Javore)

@tn.lajmelokale
@tetovanews