Një ditë pas takimit midis kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nga kjo parti kanë folur se çfarë ka qenë tema e diskutimit.
“Në takim u bisedua për kërkesat që tashmë i kanë dorzuar deputetët e Lëvizjes Besa dhe që kanë të bëjne me çështjen e shtetësise, diasporës, gjuhës shqipe dhe ndryshimet ne preambulë. Në takimin e ardhshëm do bisedohet për formulime konkrete juridike dhe pas kësaj Kryesia Qendrore e partisë do merr vendimin përfundimtar rreth votimit të ndryshimeve kushtetuese” deklaroi për INA zëdhënësi i Lëvizjes Besa Elmedin Memishi, duke mos dhënë detaje tjera, por duke shtuar se pikat e diskutimit janë pjesë e grupeve të punës.
Por siç mësohet një nga çështjet më të nxehta ka qenë edhe shtetësia, ku nga Lëvizja BESA thonë se nuk do të lejohet që shtetësia për shqiptarët të jetë “makedonsko”. Kjo sipas tyre nuk do të lejohet që shqiptarët ne dokumentat e tyre te kenë shtetesine “makedonsko” por ajo duhet ndryshuar. Nga ky takim nuk pati ndonjë epilog përfundimtar por brenda kësaj jave që vjen, jo zyrtarisht të martën do të realizohet edhe një takim në mes Zaevit dhe Kasamit për të negociuar ende në lidhje me kërkesat e Lëvizjes Besa. (INA)