Ballina Kronika Makina del nga rruga, 3 të lënduar në rrugën Tetovë- Shkup

Makina del nga rruga, 3 të lënduar në rrugën Tetovë- Shkup

Dje rreth orës 13 e 40 minuta, në autostradën Tetovë-Shkup, diku rreth 1 kilometër pas kyçjes së Grupçinit, ka ndodhur aksident trafiku në mënyrë që vetura e tipit ,,Fiat Punto,, me targa të Zvicrës, e drejtuar nga 25-vjeçari I.H. nga fshati Debresh i Gostivarit, ka devijuar nga rruga dhe është përplasur në mburojën anësore elastike të autostradës.

Gjatë aksidentit lëndime të rënda trupore ka marrur bashkudhëtari Sh.H. 45-vjeç nga fshati Debresh, ndërsa bashkudhëtaret A.H. 26 vjeç dhe O.H. 20 vjeç, kanë marrur lëndime të lehta trupore, ku pas dhënie së ndihmës mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës.

Hetimet në vendin e ngjarjes i ka kryer ekipi i Sektorit për punë të brendshme Tetovë./TS/

Artikulli paraprakSi na ndihmon fantashkenca ta përfytyrojmë të ardhmen (një analizë për të ardhmen e planetit)
Artikulli tjetërBerisha pret kryetarin e Lëvizjes Besa, ja për çfarë diskutuan…