Në seancën e sotme qeveritare ministrat e miratuan propozim-programin për transplatim në Republikën e Maqedonisë për vitin e ardhshëm.
Qëllimi i këtij programi është që të rritet numri i donatorëve nga person i vdekur përmes lehtësimit të procedurës së transplantimit të organeve dhe indeve në interes së pacientëve, rritje të numrit të transplantimit të organeve dhe indeve nga trupi i njeriut për shkak të kurimit, theksohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.
Programi do të krijojë sistem i cili do të sigurojë dhe i cili do të garantojë qasje të drejtë ndaj organeve dhe indeve përmes formimit të listës së pritjes sipas llojit të organeve të cilat do të bazohen në kritere transparente, objektive dhe mjekësore. Një pjesë e aktiviteteve të këtij programi do të drejtohen edhe ndaj ngritjes së vetëdijes te popullata për donimin e organeve dhe indeve, veçanërisht përmes informimit të opinionit për rëndësinë e transplantimit të organeve dhe indeve, shtohet në kumtesë.
Ministrat në seancën e 114-të e pranuan propozim-programin për sigurimin e mjeteve për kurim spitalor pa pagesë së pjesëmarrjes (participimit) për pensionistë dhe për sigurimin e mjeteve për shërbime shëndetësore spitalore të specialistit-konsultativ për shfrytëzuesit e të drejtës së ndihmës sociale në para në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019.
Sipas programit, pensionistët të cilët kanë pension më të ulët se 14.000 denarë janë të liruar nga pagesa e participimit gjatë kurimit të institucionet shëndetësore spitalore. Derisa shfrytëzuesit e të drejtës së ndihmës sociale në para janë të liruar nga participimi gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore spitalore të specialistit-konsultativ dhe shërbimeve shëndetësore spitalore në Republikën e Maqedonisë.
Nga fusha e shëndetësisë, sot Qeveria e pranoi edhe propozim-programin për kurim të sëmundjeve të rralla në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019. Programi do të mundësojë vazhdimësi të aktiviteteve të cilat shteti i ndërmerr për furnizimin e terapisë mjekësore për kurim dhe trajtim për pacientët me sëmundje të rralla në Republikën e Maqedonisë dhe për të janë siguruar gjithsej 380 milionë denarë, theksohet në kumtesën nga seanca qeveritare.