Ballina Argëtim Modelja serbe që e ka dalldisur futbollistin e kombëtares shqiptare

Modelja serbe që e ka dalldisur futbollistin e kombëtares shqiptare

Tabloidët e Beogradit zor që lëshojnë raste të lidhjeve ose skandaleve nga jeta private e të famshmëve në Serbi pa i “trajtuar”.

Por, modelja Alisa Menkovic është e veçantë, mbase për shkak se është gjendur sërish në krahët e futbollistit të kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, i cili është shndërruar në emër të klikuar në këto tabloide.

Modelja serbe ka qenë edhe më parë në një marrëdhënie me mbrojtësin e Atalantës në Seria A, por tashmë është kthyer përsëri te ai pas një viti e gjysmë tashmë.

Ajo ishte në një lidhje me një djalë tjetër më të cilin ajo kishte planifikuar edhe martesën. Por fatkeqësisht, ai ka rënë në burg dhe kjo ka sjellë nderjen nga modelja. Sipas mediave serbe, Gjimshiti dhe Alisa i kanë kaluar pushimet e vitit të ri në Dubait.

Për të përditshmen serbe “Kurir”, modelja ka rrëfyer gjithçka: “Rrjetet sociale ndonjëherë iu japin ndonjë kuptim tjetër disa gjërave. Unë dhe Berati kemi mbetur miq të mëdhenj dhe kështu do të jemi.”. Po e njëjta media shkruan më vonë se: “Pasi i dha fund lidhjes me një tjetër mashkull, Alisa kërceu menjëherë në përqafimin e dashurisë së vjetër. Modelja tërheqëse lundroi në një romancë me një djalë tjetër, i cili shpejt përfundoi pas hekurave.”

“Ata arritën ta ruanin dashurinë e tyre deri dy vite më parë, kur ranë në sytë e publikut për ndeshjet midis Shqipërisë dhe Serbisë, në kualifikimet për Kampionatin Europian të Francës. Mediat shqiptare e quajtën lidhjen e tyre si “dashuri të ndaluar”. Familja e Menkovic nuk e miratoi romancën e Alisa me shqiptarin”- ka informuar “Kurir”. /Insporti.com