Nadi Bilmenoglu në librin “Tetova dje dhe sot” (Kalkandelen Dün ve Bugün), siç ma përktheu Jetmir Sulejmani, thotë se kënga “Sa e këndshme Fusha e Tetovës” (Ne hoş imiş Kalkandelen ovası), është e njohur që nga koha e hershme e Perandorisë Osmane…
SA E KËNDSHME FUSHA E TETOVËS
Sa e këndshme fusha e Tetovës
Sa e këndshme fusha e Tetovës
Ah, ishte shkatërruar foleja e bylbylave, hej e dashur
Nuk e jep ai hajni babës
Ah, akull ishte bërë ky Sharr, akull, hej e dashur
Të kisha mundur të dilja majë malit Sharr
Ah, Të kisha mundur të merrja para meje të dashurën,
hej e dashur
e dashura të më sqaronte
unë të shkruaja që nga fillimi
Ah, akull ishte bërë ky Sharr, akull, hej e dashur…
Përktheu: Jetmir Sulejmani